Edhe Mbappe ka respekt dhe admirim të madh për Zidanen

Futboll

Edhe Mbappe ka respekt dhe admirim të madh për Zidanen

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 19:07
Zidane

Protagonisti i programit të organizuar nga transmetuesi francez Telefoot, Zinedine Zidane ka folur për Kylian Mbappe:

“Ajo që ai bën është e pabesueshme, mendoj se do të fitojë shumë Topa të Artë. Është diçka sensacionale dhe ai e bën atë për klubin e tij (PSG) dhe për kombëtaren franceze”.

Ish-trajneri i Real Madridit mund të kishte punuar me sulmuesin, si një vit më parë ashtu edhe këtë verë, por ka refuzuar propozimin e PSG-së për të marrë drejtimin e skuadrës.

Megjithatë, Zizou pret me padurim të kthehet në stërvitje dhe do të ishte një nder për të që të kishte në dispozicion një lojtar si Kylian. Ai e ka konfirmuar vetë: “E adhuroj Mbappe”, por duket se ekipi parisien nuk i përshtatet atij dhe Zinedine ka plane të tjera.

Edhe Mbappe ka respekt dhe admirim të madh për Zidanen.

Sulmuesi nuk e ka fshehur asnjëherë dhe e ka bërë të ditur disa herë para mikrofonave: “Zidane është Franca, nuk mund të mos respektosh një legjendë të tillë”.

Në çdo rast, trajneri është përmendur shpesh për një kthim te Real Madrid në javët e fundit, me Florentino Perez të gatshëm ta marrë si zëvendësues të Ancelotti-t (i gatshëm për të përqafuar aventurën e Brazilit). Kush e di nëse të dy – Zidane dhe Mbappe – do të takohen në Madrid vitin e ardhshëm?.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat