Neves i shkatërruar para transferimit në Arabi

Futboll

Neves i shkatërruar para transferimit në Arabi

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 20:09
Neves

Arabia Saudite vazhdon të tërheqë me miliona yje të futbollit europian.

Edhe Ruben Neves ka vendosur të kalojë në kampionatin shumë të pasur Saudite Pro League, me Wolves që ka arkëtuar 55 milionë euro për këtë transferim. Kjo është marrëveshja më e pasur në historinë e “Ujqërve” që megjithatë humbasin kapitenin dhe liderin e mesfushës.

Siç ndodh shpesh, Ruben Neves tha lamtumirë përmes një videoje në kanalet zyrtare të klubit. Mirëpo, gjërat u komplikuan shumë nga emocionet e lojtarit që së shpejti do të kalojë tek Al-Hilal.

Pasi doli para kamerës tashmë me sy të përlotur, portugezi u përpoq të shprehte gjithsesi emocionet e tij:

“Gjashtë sezone, 253 ndeshje, kampionë të Championship, pesë vjet në Premier League, një gjysmëfinale e FA Cup, aventura jonë europiane dhe disa fitore të mëdha, 30 gola, 13 asiste dhe mijëra kujtime që do të zgjasin përgjithmonë, çfarë udhëtimi i jashtëzakonshëm.

“Kam punuar me shumë njerëz të mrekullueshëm gjatë rrugës, nga punëtorët e magazinës te stafi i kuzhinës, stafi i terrenit te anëtarët e bordit, përgatitësit te trajnerët, stafi stërvitor deri te media, një falënderim i madh për çdo person me të cilin kam pasur rastin të punoj”.

Më pas Ruben dhe shpërtheu në lot. Pas disa sekondash pauzë, regjistrimi rifilloi për Neves i cili tha:

“Nuk ka fjalë për të përshkruar dhomën tonë të zhveshjes me një frymë ekipi që nuk e kam përjetuar kurrë më parë.

Pastaj të bëhesha kapiten për vitin e fundit më bëri kaq krenar, faleminderit djema. Ajo që bëmë do të mbetet përgjithmonë në historinë e klubit.

“Nuk mund t’ju falënderoj sa duhet për mirëseardhjen, nuk mund t’ju falënderoj sa duhet për mënyrën se si më keni trajtuar dhe veçanërisht për mënyrën se si e keni pranuar familjen time si të ishte e juaja.

“Gjashtë vjet është një rrugë e gjatë, një kohë e gjatë. Fëmijët e mi u rritën në Wolverhampton, ata ishin kaq të lumtur këtu. Gruaja ime e dashur dhe unë nuk do ta harrojmë kurrë kohën tonë këtu si familje.

“Shpresoj se mund ta mbajmë këtë lidhje të shkëlqyer.

Po largohem si lojtar, por do të jem gjithmonë një ujk. Faleminderit për gjithçka dhe shihemi në South Bank një ditë. Kapiteni juaj Ruben Neves”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat