Trezeguet: Ja çfarë duhet bërë tani

Futboll

Trezeguet: Ja çfarë duhet bërë tani

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 20:12
Trezeguet

David Trezeguet ka folur për kanalet zyrtare të Juventusit në formatin Legend 360, dedikuar lojtarëve që kanë bërë historinë e klubit bardhezi.

Sulmuesi francez bëri një paralele mes Juventusit në vitin 2006, pas rënies në Serinë B, dhe asaj aktuale:

“Sot shoh se klubi po bën një punë të mirë me sektorin e të rinjve.

Në njëfarë mënyre është e njëjta gjë si në vitin 2006, kur lojtarë si Marchisio dhe Giovinco u rritën.

“Në sezonin e fundit disa lojtarë u dalluan duke treguar cilësitë e tyre, është një gjë shumë e bukur.

Gjithçka ka një fillim dhe duke parë këta djem duke luajtur mendoj përsëri për rrugëtimin tim.

“Klubi duhet të vazhdojë t’i mbështesë ata dhe t’i bëjë ata të rriten me një ide të qartë. Disa prej tyre mund të bëhen të rëndësishëm sepse publiku i do lojtarët e rritur në shtëpi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat