Chelsea prezanton goditjen e fundit

Futboll

Chelsea prezanton goditjen e fundit

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 22:15
Tifozët

Dujuan Richards është përforcimi i fundit i Chelsea. “Blutë e Londrës”, me anë të një komunikate zyrtare, kanë njoftuar akordin me 17-vjeçarin.

Talenti xhamajkan vjen nga Phoenix All Stars Football Academy.

Dhe do t’i bashkohet klubit të Premier League kontratën zyrtare sapo të mbushë 18 vjeç (10 nëntor).

Richards, i cili luan në majë të sulmit, do të jetë pjesë e Chelsea U18. Pavarësisht moshës së re, ai ka debutuar me kombëtaren e Xhamajkës gjatë marsit të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat