Robertson: Ja çfarë do të jetë vendimtare

Futboll

Robertson: Ja çfarë do të jetë vendimtare

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 23:18
Andrew Robertson

Dëshira për t’u rikthyer për të luftuar në nivelet e larta të futbollit anglez dhe atij europian.

Futbollisti i Liverpool, Andrew Robertson, ka folur për TalkSPORT në lidhje me atë që duhet të bëjë ekipi për t’u kthyer te fitoret.

“Faza para-përgatitore do të jetë çelësi për t’u rikthyer te fitoret.

Ne duhet të bëjmë gjithçka siç duhet për sa i përket përgatitjes fizike dhe dhe të përgatitemi sa më shumë që të jetë e mundur.

Taktikisht, jam i sigurt se do të bëjmë shumë përpjekje për t’u bërë një ekip më i mirë që mund të konkurrojë sërish për trofetë.

“Duhet të rikthehemi në krye dhe besojmë se mund të luftojmë si të barabartë me çdo ekip”, tha futbollisti i Reds.

Ndryshimi i mentalitetit në krahasim me vitin e kaluar duket se ka nisur kohë më parë:

“Mendoj se ky ndryshim mentaliteti ka ardhur edhe në ndeshjet e fundit që kemi luajtur, në gjashtë deri në tetë javët e fundit të kampionatit.

E kuptuam që kishim rënë nën standardet tona dhe kjo nuk është mirë. Nuk ishim të 5-6 viteve të fundit dhe ne u ndëshkuam për këtë.

“City pati një sezon të mirë dhe e meritonte të fitonte.

Por unë mendoj se nëse i bëjmë gjërat siç duhet nga faza para-përgatitore, mund të kthehemi në konkurrencë kundër të gjithëve”, tha Robertson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat