PSG ofron 115 milionë euro plus bonuse për pasardhësin e Mbap

Futboll

PSG ofron 115 milionë euro plus bonuse për pasardhësin e Mbap

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 23:36
Logo e PSG-së

PSG-ja ka dashur të djegë konkurrencën për të siguruar Victor Osimhen, duke i ofruar Napolit shumën e madhe prej 115 milionë eurosh.

Këtyre, padyshim, duhet t’i shtohen bonuset për të cilat ne ende nuk dihet vlerat.

Por De Laurentiis ishte i qartë disa ditë më parë:

“Osimhen? Duam 180 milionë euro”. Kjo ishte kërkesa e presidentit të napolitanëve, i cili nuk është bindur ta shesë sulmuesin dhe po mundohet të arrijë një marrëveshje për rinovimin.

Por presioni i parisienëve a mund të bëjë që gjërat të ndryshojnë.

Kujtojmë se PSG mbetet klubi i fundit në garë për të nënshkruar me Victor Osimhen këtë verë.

Kërkesat e larta ekonomike të De Laurentiis  kanë bërë që klubet kryesore të interesuara të anojnë në drejtime të ndryshme, mbi të gjitha Bayern Munich, të paaftë për të kënaqur Napolin.

Pra, topi kalon te parisienët, pasi një ofertë më e lartë mund t’i tundojë  napolitanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat