Laçi firmos me tre futbollistë

Futboll

Laçi firmos me tre futbollistë

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 10:59
Laçi

Klubi i Laçit njoftoi marrëveshjen me tre futbollistë të ardhur nga Internacional Tirana U19. Kurbinasit prezantuan 18-vjeçarin Emanuil Guci i cili aktivizohet në rolin e sulmuesit si dhe dy 19-vjeçarët Orgi Cena dhe Khalil Taleb, që aktivizohen respektivisht në rolet e mesfushorit dhe mbrojtësit.

Kurbinasit besojnë te tre talentet, sidomos për të ardhmen teksa klubi iu ka ofruar një kontratë pesëvjeçare.

Kujtojmë se deri më tani përveç tre futbollistëve të sipërpërmendur, Laçi ka zyrtarizuar edhe sulmuesin Ronald Sobovale.

Njoftimi i klubit të Laçit:

Kf Laci njofton se ka arritur marreveshjen me lojtaret e Akademise Internacional Tirana . Lojtaret Emanuil Guci , Orgi Cena dhe Khalil Taleb kane firmosur kontratat per 5 vitet e ardhshme ne klubin tone ! I urojme mirëseardhjen dhe suksese ne karriere!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat