Kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Arabisë

Futboll

Kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Arabisë

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 11:11
Gattuso

Kjo merkato duket se do të shënjojë një epokë të re në futbollin e Arabisë Saudite.

Në Lindjen e Mesme po bëjnë gjithçka që ta shndërrojnë futbollin në aktivitetin kryesor sportiv teksa sheikët po transferojnë emra të mëdha nga Europa.

Ai që e hapi rrugën ishte Cristiano Ronaldo, për të vazhduar më pas me Karim Benzema, Kalidou Koulibaly apo edhe N’Golo Kante. Por, jo vetëm futbollistë, teksa në Arabi po “zbarkojnë” edhe trajnerët për të trajnuar yjet europianë dhe për të zhvilluar më shumë futbollin vendas.

Pas tratativave me trajnerin e Juventus, Massimiliano Allegri, arabët janë shumë pranë konkretizimit të marrëveshjes me Gennaro Gattuson.

45-vjeçari është aktualisht i papunë pasi mbylli eksperiencën në Spanjë me Valencian dhe mesa duket po “joshet” nga oferta arabe.

Sipas asaj që raportojnë mediat, për të bindur italianin është investuar vetë kryeministri i Arabisë Saudite. Ky i fundit i ka ofruar Gattusos projektet e skuadrave kryesore në Arabi dhe vetë ish-mesfushori i Milanit mund të zgjedhë projektin më të besueshëm.

Bisedimet janë në fazë të avancuar dhe pritet që të mbyllet akordi financiar mes agjentit të Gattusos, Jorge Mendes dhe kryeministrit të Arabisë, që më pas italiani të zgjedhë vetë cilën skuadër do të drejtojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat