Amerikanët kthehen në një “mini-Barcelonë”

Futboll

Amerikanët kthehen në një “mini-Barcelonë”

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 11:14
Stadiumi i Barcelonës

Inter Miami fitoi mjaft famë në këtë merkato duke qenë se amerikanët firmosën me Lionel Messin duke e bindur yllin argjentinas që vitet e fundit të karrierës t’i kalojë në MLS.

Por, me mbërritjen e “pleshtit” në skuadër është e nevojshme të ndryshohet edhe organika pasi drejtuesit synojnë që ekipi të rritet në cilësi për të pretenduar titullin kampion.

Kështu, pas firmës me Messin erdhi ajo me Sergio Busquets ndërsa në horizont është marrëveshja me një tjetër ish-lojtar të Barcelonës.

Fjala është për Jordi Albën i cili e mbylli në këtë sezon aventurën me katalanasit dhe është i lirë për të zgjedhur destinacionin e radhës.

Sipas Marca-s, mes lojtarit dhe klubit amerikan kanë nisur kontaktet e para dhe negociatat janë në rrugë të mbarë.

Në fakt, Alba theksoi se është gati të luaj në nivele të larta në Europë, megjithatë bashkimi me Messin dhe Busquets sërish në të njëjtën skuadër, “josh” mbrojtësin duke qenë se me dyshen e sipërpërmendur ruan edhe një marrëdhënie miqësore jashtë fushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat