Teuta rikthen 22-vjeçarin kuksian

Futboll

Teuta rikthen 22-vjeçarin kuksian

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 11:25
Teuta

Ergys Peposhi është zyrtarisht pjesë e Teutës. Futbollisti kuksian ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me bregdetarët. Mesfushori i djathtë ishte pjesë e Kukësit që nga viti 2020, megjithatë pas 3 sezonesh largohet si një lojtar i lirë.

Edicionin e shkuar Peposhi luajti për gjysmë sezoni i huazuar tek Teuta dhe për të është një rikthim në Durrës.

Mesfushori gjen ish-trajnerin Diego Longo tek “Djemtë e Detit” që kanë nisur nga puna për të ndërtuar një projekt të ri me italianin.

Peposhi në sezonin e fundit luajti vetëm 23 ndeshje, por vetëm 4 si titullar, teksa tashmë synon që të bëjë mirë në Durrës, ku në eksperiencën e parë shënoi 1 gol në 17 ndeshjet që u aktivizua në sezonin 2021-2022.  Në të shkuarën, Peposhi ka luajtur me Laçin dhe Elbasanin.

Mesfushori kuksian bëhet afrimi i parë zyrtar i Teutës, që pas emërimit të Diego Longos si trajner. Sezonin e shkuar, Teuta e mbylli në vendin e gjashtë me 48 pikë, po aq sa dhe Laçi i vendit të pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat