Shaqiri i gëzohet fitores në Amerikë

Futboll

Shaqiri i gëzohet fitores në Amerikë

Nga: K. Goca Më: 25 qershor 2023 Në ora: 11:32
Shaqiri në veprim

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, anëtar i kombëtares së Zvicrës, i gëzohet fitores së ekipit të Chicago Fires. 

Chicago në udhëtim ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Sporting Kansas City.

Futbollisti gjerman Fabian Herbers ka realizuar në minutën e 47-të. 

Shaqiri është aktivizuar në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 59-të.

Chicago deri me tash ka 5 fitore, 8 barazime dhe 6 humbje nga 19 ndeshje të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat