Shënon gol dhe i siguron tre pikë skuadrës së tij

Futboll

Shënon gol dhe i siguron tre pikë skuadrës së tij

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 11:45
Giacomo Vrioni

Giacomo Vrioni ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit amerikan MLS.

Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish golin, ku kësaj radhe ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij New England Revolution 2-1 ndaj Torontos.

24-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të dhe futja e tij në fushë ka qenë frytdhënëse për skuadrën e tij.

Vetëm shtatë minuta pasi u fut në fushë, Vrioni ka realizuar golin e fitores 2-1, kur u asistua bukur nga Wood.

Për sulmuesin shqiptar ky ishte goli i katërt këtë kampionat në MLS, teksa ka edhe një asistim.

New England Revolution pas kësaj fitore ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes me 36 pikë, shtatë më pak se lideri Cincinnati,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat