Manchester City në orët e fundit ka rritur presionin

Futboll

Manchester City në orët e fundit ka rritur presionin

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 12:29
Guardiola

Një dhuratë për të festuar fitimin e Champions League.

Një lojtar i aftë për të përforcuar korsinë e djathtë duke pasur parasysh lamtumirën e Joao Cancelo qe ka vendosur te ndryshoje ambjent pasi tashme seshte me pjese e planeve te Pep Guardiolas.

Manchester City në orët e fundit ka rritur presionin për Achraf Hakimi, anësori maroken qe u ble nga Paris Saint-Germain per rreth 70 mln euro te Interi.

Siç raportohet nga Marca, fituesit e Champions e pëlqejnë shumë ish-lojtarin e Interit: një operacion i komplikuar (edhe duke pasur parasysh kontratën që skadon më 30 qershor 2026), por anglezët mund të përdorin vullnetin e lojtarit për të ndryshuar ambjent.

Ne fakt, agjenti i marokenit u shpreh qarte se lojtari deshiron te dije trajnerin dhe planet e klubit ndaj nuk perjashtohet mundesia qe te kete takime te metejshme.

Hakimi do te kishte dashur kthimin ne Madrid te Reali por sot per sot i vetmi interesim qe mund te behet konkret eshte ai i i Manchester City me ndonje oferte 60-70 mln euroshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat