Kabashi firmos për tri vite me Llapin

Futboll

Kabashi firmos për tri vite me Llapin

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 12:45
Andi Kabashi e Tahir Batatina

Llapi nuk ndalet me përforcime, me synim që të jetë sa më i fortë për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës. 

“Mesfushori me tipare defanzive, Andi Kabashi nënshkruan për tri-vite me Llapin.

19-vjeçari është produkt i Shkollës së Futbollit Ballkani, klub me të cilin u paraqit deri në gjeneratën U-17 dhe më pas për dy-vite luajti tek skuadra prizrenase, A&N.

Kabashi vjen në skuadrën tonë si një futbollist me potencial për të ardhmen e klubit, pasi që edhe krijimi i Ligës U21 do u mundësoj futbollistëve që të kenë hapësira si në ekipin senior ashtu edhe në atë U-21.

Në mungesë të Drejtorit të ri Sportiv, Mentor Zhdrella i cili mungoi për arsye familjare, prezantimin e Kabashit e bëri Shefi i shtabit teknik, njëherit Drejtori i përgjithshëm, Tahir Batatina”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat