Sulemani në Australi

Futboll

Sulemani në Australi

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 13:03
Arion Sulemani

Talentët shqiptarë po kalojnë edhe kufijtë europian.

I tillë është rasti edhe me Arion Sulemanin me origjinë nga Prespa e Maqedonisë, i cili ditë më parë nënshkroi kontratë profesionale me një ndër klubet më të njohura në Australi, Melburn Siti, raporton mediia nga Maqedonia “infOSport”.

Ekipi i Melburn Sitit së bashku me Nju Jork Sitin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë zinxhir i ekipeve satelite të kampionit europian, Mançester Sitit.

Sulemani si i vogël ka emigruar drejt Australisë, aty ku ka dëshmuar talentin e tij në futboll, ndërsa bashkë me shqiptarin tjetër nga Mali i Zi, në saktësisht nga Ulqini, Emin Durakoviç, kanë nënshkruar kontrata tre vjeçare me Melburn Siti, që beson shumë te kjo dyshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat