Aston Villa është e interesuar për Chiesan

Futboll

Aston Villa është e interesuar për Chiesan

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 13:25
Chiesa

Pas Liverpoolit, Aston Villa dëshironFederico Chiesa të Juventusit, sipas mediave italiane.

Sulmuesi 25-vjeçar italian i ka lënë përshtypje të mirë trajnerit të skuadrës angleze, Unai Emery, i cili e dëshiron atë në listën e tij.

Chiesa luan për Juventusin që nga viti 2020 duke shënuar 22 gola dhe 20 asistime në 94 ndeshje.

Në sezonin e përfunduar ai shënoi katër gola dhe ndau gjashtë asistime në 33 paraqitje.

Me kombëtaren italiane, ai bëri debutimin e tij në vitin 2018 dhe që atëherë ka shënuar katër gola në 41 ndeshje.

Për të njëjtin futbollist është interesuar edhe Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat