Lyoni “rrëmben” Pulishiçin

Futboll

Lyoni “rrëmben” Pulishiçin

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 13:39
Pamje nga një ndeshje

Kristian Pulishiç është futbollisti i radhës që do të largohet nga Çellsi gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi amerikan ishte një objektiv madhor i dy gjigantëve italianë Juventus e Milan, por e ardhmja e tij duket se do të jetë në Ligue 1 të Francës.

Olympik Lioni së fundmi është futur fuqishëm në garë për të nënshkruar me sulmuesin anësorë. Lion ka një pronar amerikan Xhon Tekstor dhe ai dëshiron ta ketë një bashkëkombës në skuadër dhe Pulishiç është lojtari i preferuar i tij. “L’Equipe” ka raportuar se Lyoni ka hapur negociatat me Çellsin për transferimin e anësorit amerikan në Ligue 1, ku 20 milionë euro do të mjaftonin që Çellsi të hiqte dorë nga Pulishiçi.

25-vjeçari mund të pranoj transferimin në Ligue 1, ku do të ishte një lojtar kryesor te Lioni dhe do të kishte hapësirat e duhura. Pulishiçi këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat, por kryesisht si zëvendësues dhe ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Sipas gazetës franceze dy klubet janë në negociata dhe marrëveshja mund të mbyllet këtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat