Zidane flet për të ardhmen

Futboll

Zidane flet për të ardhmen

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 15:55
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ka reaguar pas lajmeve se ai mund të marrë një detyre tek Kombëtarja franceze apo tek Juventusi. Ai është shprehur se i mungon adrenalina e të drejtuarit një ekip, por nuk zbulon detaje për të ardhmen.

“Shpresoj të rikthehem shpejt në rolin e trajnerit. A më mungon adrenalina?

Po, sigurisht, e kam të nevojshme. Më mungon diçka e tillë prej dy vitesh, por shpresoj të rikthehem shpejt. Në momentin që mësohesh me futbollin, nuk mund të rrish shumë gjatë larg tij.

Kur je i apasionuar, pasioni mbetet aty gjithnjë i paprekur dhe i pandikuar nga rrethanat e jashtme. Pastaj ka momente kur je edhe më i relaksuar, edhe ato janë të nevojshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat