Bayerni ndez garën

Futboll

Bayerni ndez garën

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 16:35
Pamje nga një ndeshje

Mejson Maunt është objektivi kryesor i gjigantit anglez Man. Junajted për repartin e mesfushës.

“Djajtë e Kuq” megjithatë po hasin në vështirësi të nënshkruajnë me të, pasi edhe oferta e tretë prej 63 milionë eurove është refuzuar nga Çellsi.

Mesfushori anglez nuk do ta vazhdoj kontratën me londinezët dhe ai këtë ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit të cilët e kanë nxjerrë në shitje.

“The Guardian”, tani ka raportuar se Bajern Munihu është rikthyer në garë për Maunt dhe po synon t’ia rrëmbejë objektivin “Djajve të Kuq”. Trajneri i Bajernit, Tomas Tushell e pëlqen jashtëzakonisht shumë anglezin dhe dëshiron të punoj me të sërish në Munih.

Mbetet të shihet nëse kampionët në fuqi të Gjermanisë do të lëvizin me një ofertë në drejtim të Çellsit, edhe pse duket pak e besueshme që të ofrojnë mbi 70 milionë euro. Çellsi është gati ta lejoj largimin e anglezit vetëm nëse paguhet shuma prej 75 milionë eurove, shumë që po konsiderohet e lartë si nga Man. Junajted, ashtu edhe nga Bayerni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat