​Zidane paralajmëron rikthimin

Futboll

​Zidane paralajmëron rikthimin

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 16:40
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane është i lidhur shpesh me punët e trajnerit në skuadra e mëdha evropiane dhe raportet e shumta këtë vit nënvizuan se si ai mund të jetë zëvendësues i Allegrit te Juventusi në të ardhmen.

Rikthimin e tij e ka paralajmëruar vet francezi në një interviatë të dhëmë për “Telefoot”.

Shpresoj që së shpejti t'i rikthehem stërvitjes. A më mungon adrenalina? Sigurisht. Unë kam nevojë për të.. Kur je i pasionuar, pasioni mbetet i paprekur. Ka raste kur jeni më të relaksuar. Edhe unë kam nevojë për këtë.”, ka thënë Zidane.

Më pas ai u pyet nëse do të merrte në konsideratë drejtimin e një skuadre në Francë.

Po, asgjë nuk duhet të përjashtohet. Ju duhet t'i ndjeni gjërat, t'i dëshironi ato. Unë e di se çfarë dua sot dhe çfarë nuk dua.”, ka shtuar ai.

Juventusi ka vendosur të vazhdojë me Allegrin për momentin, ndoshta për shkak të marrëveshjes së tij prej 7 milionë euro neto për sezon që skadon në vitin 2025..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat