Shkëndija merr një ofertë 150 mijë euroshe për Erald Çinarin

Futboll

Shkëndija merr një ofertë 150 mijë euroshe për Erald Çinarin

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 16:58
Erald Çinari

Erald Çinari janarin e këtij viti iu bashkua Shkëndijës së Tetovës dhe siç duket qëlloi në shenjë.

Sulmuesi anësor i “kuqezinjëve” shkëlqeu duke u shndërruar në protagonistin kryesor të skuadrës.

Performanca e mirë ka rënë edhe në sytë e të huajve që janë gati të hapin thesin për shërbimet e tij. Sipas “newsport.al” në adresë të Shkëndijës ka ardhur një ofertë konkrete nga Ukraina.

Bëhet fjalë për shifrën e 150 mijë eurove, por drejtuesit “kuqezi” janë treguar të prerë duke lënë të nënkuptohet se nuk janë të kënaqur me atë shifër.

Sakaq dëshira e lojtarit është të provojë një kampionat më të fortë, pasi realisht ka arritur të gjejë formën pas kthimit nga Turqia, ku luante me skuadrën e Samsunspor.

Ai edicionin e fundit me fanellën e Shkëndijës u aktivizua në 14 ndeshje, duke regjistruar 8 gola dhe 5 asiste, ndërsa shumë mirë nisi edhe sezonin e ri, duke realizuar dy gola në ndeshjen e parë në prag të sezonit të ri europian kundër skuadrës rumune të Petrolul Ploiesti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat