Zidane paralajmëron rikthimin

Futboll

Zidane paralajmëron rikthimin

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 17:41
Zidane

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Zinedine Zidane u largua nga Real Madridi.

Që nga ajo kohë, “Zizou” nuk ka menaxhuar me asnjë ekip tjetër, pavarësisht se interesimi për të nuk mungoi.

Ai ishte i lidhur me pozitën e trajnerit te Kombëtarja e Francës dhe me atë të Paris Saint-Germainit, por nuk pati ndonjë marrëveshje.

Megjithatë, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Telefoot”, Zidane tha se shpreson që të rikthehet në të ardhmen e afërt.

“Kam dy vjet që jam jashtë, por shpresoj të rikthehem shpejt. Unë e di se çfarë dua dhe çfarë nuk dua.

Nëse kam vendosur të bëj një pushim, kjo është sepse duhet ta kisha bërë.

Shpresoj t’i them vetes se së shpejti do të jem në gjendje të rikthehem në menaxhim”, tha legjenda franceze.

Gjatë karrierës si trajner, 51-vjeçari nuk ka drejtuar asnjë skuadër tjetër – përveç Real Madridit.

Gjatë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll, atij dhe klubit nuk i munguan sukseset.

Real Madridi në krye me Zidane u shpall tri herë radhazi kampion në Ligën e Kampionëve dhe dy herë në La Liga.

“Los Blancos” gjithashtu triumfuan dy herë në Superkupën e Evropës, në Superkupën e Spanjës dhe në Kupën e Botës për Klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat