Guler - në qendër të vëmendjes

Futboll

Guler - në qendër të vëmendjes

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 17:43
Arda Guler

Shumë e konsiderojnë si “Lionel Messi i ri” e shumë të tjerë si “diamantin” e futbollit turk. Vetëm 18-vjeç, “fantazisti” i Fenerabahce, Arda Guler ka arritur të mahnisë një Evropë të tërë me paraqitjet e tij fantastike, ku që në sezonin e tij të parë si profesionit zbriti plot 35 herë në fushë për “fenerët” e Stambollit, duke gjetur 6 herë rrugën e rrjetës e duke asistuar shokët e tij të skuadrës në 7 raste të tjera.

Ndër paraqitjet fantastike të Guler, mund të përmendet finalja e edicionit të këtij viti të Kupës së Turqisë, ndaj Basaksehir, ndeshje që u fitua nga Fenerbahce me rezultatin e pastër 2 me 0, ku protagonist ishte 18-vjeçari, i cili përveç se regjistroi 1 asist në “llogarinë” e tij, mori gjithashtu dhe trofeun personal si “lojtari më i mirë i ndeshjes”.

Të tilla performanca e kanë vënë djaloshin turk, në listën e disa prej ekipeve më të mëdha të Evropës, me Real Madrid, Barcelona, RB Salzburg, RB Leipzig, Milan, Sevilla, Benfica e Newastle, që kërkojnë vazhdimisht shërbimet e tij, teksa duket qartazi që një lojtar me një potencial kaq të madh sa Guler, nuk mund të “lëshohet” kollaj.

Javën e kaluar, skuadra më “favorite” për të siguruar shërbimet e 18-vjeçarit ishte Sevilla, me “andaluzianët” që ishin të gatshëm të paguanin klauzolën prej 18 milionë eurosh për talentin turk, mirëpo deri më tani nuk patur përditësime të mëtejshme, teksa duket se spanjollët kanë hequr dorë nga turku.

Siç thamë dhe më lart, ndër skuadrat e interesuara për Guler janë dhe “galaktikët” e Real Madrid, të cilët shquhen në botën e futbollit, për ndjekjen dhe blerjen me çmim tepër të ulët, të “top talenteve” të të ardhmes dhe një gjë të tillë mendohet të aplikohet dhe në këtë situatë nga “los blancos”.

Mirëpo, spanjollët e Real Madrid, nuk janë të vetmit pas “fantazistit” të talentuar, pasi me një klauzolë kaq të ulët, gjithçka do të varet nga skuadra e aftë për të bindur Arda Guler dhe kjo mund t’i ofrojë atij më shumë rëndësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat