Zyrtare, Koulibaly lë Chelsean për Al Hilal-in

Futboll

Zyrtare, Koulibaly lë Chelsean për Al Hilal-in

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 19:44
Kalidou Koulibaly

Kalidou Koulibaly është larguar nga Chelsea pasi kompletoi transferimin te skuadra e Ligës Profesionale Saudite, Al-Hilal.

Lajmi është dhënë në faqen zyrtare të klubit londinez.

Qendërmbrojtësi erdhi nga Napoli verën e kaluar dhe bëri 32 paraqitje për blutë gjatë sezonit të tij të vetëm në “Stamford Bridge”.

32-vjeçari bëri debutimin e tij jashtë kundër Evertonit dhe shënoi në ndeshjen e tij të parë në shtëpi kundër Tottenhamit. Goli tjetër i tij i Chelseat erdhi gjithashtu në një derbi të Londrës, atë kundër Fulhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat