Bayerni gati 75 milionë euro për Mason Mount

Futboll

Bayerni gati 75 milionë euro për Mason Mount

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 19:53
Mason Mount

Bayerni gati 75 milionë euro për Mason Mount!

Dy rritje të njëpasnjëshme të ofertës nga “djajtë” e Manchester United për Mason Mount, duket se nuk ishin të mjaftueshme për “blutë” e Chelsea, të cilët refuzuan të tri herët ofërtën e “rivalëve” të Premier League.

Mirëpo, sipas prestigjiozes “The Guardian”, nga ky refuzim mund të përfitojnë “bavarezët” e Bayern Munich, me “gjigandët” gjermanë, që e pëlqejnë shumë mënyrë e lojës të “fantazistit” anglez dhe janë të gatshëm të ofrojnë plot 75 milionë euro për shërbimet e tij.

Megjithatë, pavarësisht refuzimeve të Chelsea, “djajtë” e United nuk kanë ndërmend të dorëzohen, sidomos duket ditur që lojtari ka shumë dëshirë për të qëndruar në Premier League e për më tepër e pëlqen një kalim në “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat