Chelsea zyrtarizon shitjen e mbrojtësit në Arabi

Futboll

Chelsea zyrtarizon shitjen e mbrojtësit në Arabi

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 20:05
Flamuri i Chelseat

Vetëm një sezon ka zgjatur aventura e Kalidou Koulibaly te Chelsea.

Klub që pagoi 38 milionë euro te Napoli gjatë verës së vitit të kaluar për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit.

32-vjeçari senegalez do të jetë pjesë e Al Hilal në tri vitet e ardhshme. Klubi saudit ka paguar 25 milionë euro në arkat e Chelsea, ndërkohë që Koulibaly do të përfitojë 30 milionë euro në sezon!

Me anë të një komunikate zyrtare, klubi i Premier League ka njoftuar shitjen e afrikanit në Arabinë Saudite.

Tjetër përforcim nga ishulli për Al Hilal, që investoi 55 milionë euro për Ruben Neves. Kapitenin e Wolves.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë Kalidoun për kontributin e tij brenda dhe jashtë fushës gjatë kohës së tij në ‘Stamford Bridge’. Dhe t’i urojmë atij suksese në fazën tjetër të karrierës së tij”, lexohet në komunikatën zyrtare të “Bluve të Londrës”.

Koulibaly mban shiritin e kapitenit te kombëtarja e Senegalit, fanellën e së cilës e ka veshur 70 herë deri tani. Duke fituar Kupën e Kombeve të Afrikës dy vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat