Kërkon sfidë të re

Futboll

Kërkon sfidë të re

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 20:07
Christian Pulisic

Mesfushori amerikan Christian Pulisic duket se ka vendosur të largohet nga Chelsea.

Ai dëshiron të largohet nga ‘Blutë’ e Londrës për të gjetur një skuadër ku do të mund luajë rregullisht.

“Periudha e transferimeve të verës është pa dyshim koha kur unë duhet të gjej atë që është më e mira për të ardhmen time. Dua të jem në një vend ku mund të luaj dhe të ndihem mirë më atë që po bëj.

Dua të gjej përsëri nivelin e mëparshëm”, ka thënë Pulisic për “ESPN”.

Lyoni i Francës është klubi i radhës që ka shfaqur interesim për Pulisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat