Imeri shënon kundër Italisë por pësuan humbje! Zvicra dëmtohet 

Futboll

Imeri shënon kundër Italisë por pësuan humbje! Zvicra dëmtohet 

Nga: K. Goca Më: 25 qershor 2023 Në ora: 20:33
Zvicra

Zvicra U21 ka pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Italia U21, në takimin që u zhvillua në Cluj të Rumanisë.

Futbollisti nga Kosova, Kastriot Imeri, ka shënuar në minutën e 47-për Zvicrën por ky gol nuk mjaftoi pr rezultat pozitiv. 

Zvicra është dëmtuar për një penallti.

“Në minutën e 70-të, Imeri u godit edhe në zonën e rreptësisë së kundërshtarit.

Këtu çështja është edhe më e qartë. Sërish gjyqtari Al-Hakim nga Suedia nuk ka fishkëllyer”, ka shkruar mes të tjera media zvicerane “Blick”.

Për Zvicrën shënuan Imeri (47') e Amdouni (52') dhe për Italinë  realizuan Pirola (6'), Gnonto (11') e Parisi (45+4').

Portieri Amir Shaipi, futbollistët Kastriot Imeri, Ardon Jashari, u paraqitën titullarë për zviceranët. Imeri u zëvendësua në minutën e 86-të.

Zvicra renditet në vend të tretë me 3 pikë sa ka edhe i pari Franca dhe Italia është në të dytin në Grupin D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat