Barça mendon transferimin e mesfushorit spanjoll

Futboll

Barça mendon transferimin e mesfushorit spanjoll

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 20:52
Dani Parejo

Barça mendon transferimin e mesfushorit spanjoll!

Me kalimin e mesfushori kroat, Marcelo Brozoviq drejt “gjigandëve” arabë të Al-Nassr, “katalanasit” e Barcelona tashmë duhet të mendojnë për transferimin e një tjetër mesfushori gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, bordi i Barça-s kërkon të vendosë në dispozicion të teknikut Xavi për sezonin e ardhshëm, “veteranin” spanjoll të mesfushës, 34-vjeçarin Dani Parejo nga Villarreal.

Parejo zhvilloi paraqitje fantastike me “nëndetëset e verdha” sezonin e shkuar, teksa në 50 përballjet ku zbriti në fushë arriti të siguronte 3 gola, si dhe të asistojë 6 herë për shokët e tij të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat