Sokoli vazhdon goditjet ndaj Giresses

Futboll

Sokoli vazhdon goditjet ndaj Giresses

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 23:19
Sokoli

Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli, ka vazhduar të kritikojë ish-përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse.

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’, po diskutohet rreth largimit të Giresse nga posti i selektorit të ‘Dardanëve’.

Sipas Bylbyl Sokolit, tekniku francez nuk kishte mundur të kontrollojë grupin e futbollistëve.

“Ky përzgjedhës nuk ka mundur të kontrollojë grupin.

Ky përzgjedhës nuk ka pasur ide, vizion se si do të duket ekipi ynë,” tha Sokoli.

Tutje, ai tha se Kosova në kualifikimet për ‘Euro 2024’ ka pasur një grup jo edhe aq të vështirë në letër.

“Të gjithë kemi qenë të mendimit se Kosova ka qenë në një grup ku ka gjasa reale të kërkojë kualifikimin.

Kjo nuk ka ndodhur dhe jemi ku jemi. Njeriu i cili është përgjegjësi kryesor për këtë situatë është shkarkuar,” tha Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat