Qerim Shaqiri: Urojmë që ‘Bota sot’ të vazhdojë edhe me fuqishëm

Futboll

Qerim Shaqiri: Urojmë që ‘Bota sot’ të vazhdojë edhe me fuqishëm

Nga: K. G. Më: 26 qershor 2023 Në ora: 00:04
Qerim Shaqiri:

Kryetrajneri i klubit të futbollit Vizioni nga Ferizaj (femrat), Qerim Shaqiri, ka përgëzuar përvjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.  

“Sa i përket gazetës kombëtare ’Bota sot’, mendoj që është njëra ndër gazetat më reale dhe më e saktë në të gjitha aspektet.

Vlen të potencohet se rubrika e sportit këtë gazetë e bënë me të fuqishme duke e ditur qe aty kane hapësirë të gjithë sportistët të e gjejnë veten si në kohën e sotme e si nga e kaluara.

Shih për këtë hisedarë dhe fuqisë që i jep edhe më shumë padyshim është gazetari sypatrembur z. Kemajl Goca, ku i njëjti ka pas kërcënime nga me të ndryshmet fill menjëherë pas lufte e këtej por që asnjëherë nuk është trembur duke e shpalos të vërtetën.

Urojmë që ‘Bota sot’ të vazhdojë edhe me fuqishëm në gazetarinë e Kosovës’, ka uruar Qerimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat