​Brozoviç tundohet nga Barcelona

Futboll

​Brozoviç tundohet nga Barcelona

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 08:42
​Brozoviç tundohet nga Barcelona

Skuadra arabe Al-Nassr pretendohet të jetë ajo në të cilën Marcelo Brozovic ta vazhdojë karrierën pasi kroatit i është ofruar pagë 20 milionë euro në sezon, por diçka mund të ketë ndryshuar në orët e fundit.

Mesfushori i Interit nuk ka thënë ende po sepse ndoshta ka diçka në tavolinë që po e tundon më shumë. Kështu raportohet nga “SportItalia” dhe arsyeja mund të jetë Barcelona.

Oferta për të është një kontratë trevjeçare me 20 milionë në sezon dhe nëse personi që e ka bërë këtë propozim duhet të presë kaq gjatë, kjo është sepse mund të ketë diçka që ka më shumë tërheqje për lojtarin. Trajneri i Barcelonës Xavi raportohet se ia ka premtuar kroatit vendin e Busquets në mesfushorin e Barcelonës, një projekt sportiv dukshëm më interesant sa e bën lojtarin të hezitojë. Megjithatë, Interi dhe klubi spanjoll nuk kanë biseduar ende.

Ndërkohë Interi ka pronotuar tashmë mesfushorin e Sassuolos, Fratessin si zëvendësues të Brozoviçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat