​Liverpooli rivalizon Realin për Mbappen

Futboll

​Liverpooli rivalizon Realin për Mbappen

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 11:30
Kylian Mbappe

E ardhmja e Kylian Mbappé mbetet e pasigurt. Derisa 24-vjeçari shpreh dëshirën e tij për të respektuar vitin e fundit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain, një raport thotë se francezi dëshiron të transferohet në Real Madrid këtë verë.

Megjithatë, Marco Kirdemir, një agjent i FIFA-s, së fundmi bëri komente interesante për transferimin e mundshëm të Kylian Mbappe nga PSG. Sipas Kirdemir, Liverpool do t'i bëjë një konkurrencë të fortë Real Madridit për të siguruar sulmuesin e talentuar francez.

“Liverpool është duke konkurruar me Real Madridin dhe dëshiron të paguajë shifra të mëdha për Mbappé”, tha Kirdemir për “MARCA.”

Problem i madh për Liverpoolin mbetet fakti që ata nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, dhe kjo është një pengesë e madhe për futbollistin.

Ndryshe, Mbappe ka njoftuar PSG-në që nuk do ta vazhdojë kontratën, ndërkohë që mediat spanjolle vazhdojnë ta lidhin atë gjithnjë e më shumë me Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat