Bayerni i rikthehen përgjigje Man United

Futboll

Bayerni i rikthehen përgjigje Man United

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 12:07
Bayerni

Sirena angleze për Benjamin Pavard. Mbrojtësi francez mbylli sezonin e katërt me Bayern Munchen.

Dhe dëshiron të nisë një aventurë të re, larg Gjermanisë.

27-vjeçarin e pëlqen shumë Manchester United. Erik ten Hag e cilëson një përforcim super për skuadrën e tij, edhe prej faktit që mund të luajë në qendër dhe krahun e djathtë të prapavijës.

Kim Min-jae i Napolit, një ndër objektivat e “Djajve të Kuq”, është afër firmës me Bayern Munchen. Ndërkohë që United po kërkon pikërisht në kampin bavarez shërbimet e Pavard.

Lojtari francez, i cili ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë, numëron 49 ndeshje dhe 3 gola me kombëtaren e “Gjelave”. Drejtuesit e Bayernit kërkojnë 35 milionë euro për ta lënë të lirë.

Pikërisht të njëjtën shumë që investuan në verën e vitit 2019 për ta marrë nga Stuttgarti. Tani i takon presidencës së United për të vendosur nëse do të paguajnë për kartonin e Pavard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat