Mahrez profesionisti i radhës që bie në “rrjetën” saudite

Futboll

Mahrez profesionisti i radhës që bie në “rrjetën” saudite

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 13:43
Riyad Mahrez

Riyad Mahrez është shënjestër e Al-Ahli. Sipas “Daily Mail”, algjerianit do t’i ofrohet kontratë dyvjeçare me përftimet prej 50 milionë euro në vit.

32-vjeçari ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2025, nga e cila përfiton 10 milionë euro në sezon.

Mahrez, i cili nuk ka qenë i kënaqur me minutazhin e lojës në fundi të sezonit, është i interesuar që ta përfundojë karrierën në Arabinë Saudite.

Lojtari ofensiv është ndër emrat e shumtë nga futbolli evropian që lidhen me klubet nga Saudi Pro League, disa prej të cilëve i kanë zyrtarizuar transferimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat