Icardi dëshiron të rikthehet në Itali

Futboll

Icardi dëshiron të rikthehet në Itali

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 14:19
Icardi e Wanda

Mauro Icardi dëshiron të rikthehet në Itali.

Ish-kapiteni i Interit, mund të jetë sërish në “San Siro”, por këtë herë me kuqezinjtë e Milanit.

Largimi nga Stambolli, ka bërë që Ikardi të rikthehet në Paris megjithatë siguria që mund të jetë minuta, ka bërë që të mendojë për një tjetër aventurë.

Sipas “Tutto Sport”, Ikardi i është vetë-ofruar Milanit, duke qenë se kuqezinjtë po kërkojnë me ngulm një sulmues .

Pasi ra pista e Turam, Ikardi shihet si sulmuesi ideal duke qenë se është edhe një emër që e njeh mirë futbollin italian pasi me Interin ka shkëlqyer vite më parë.

Nga ana tjetër Uanda Nara ka nisur nga puna për të bërë të mundur transferimin e Ikardit. Prej ditësh, Uanda ndodhet në Milano dhe këtë e ka treguar me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, pasi siç dihet, ata kanë edhe shtëpinë me pamje nga “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat