​Bayerni paraqet ofertën e parë për Harry Kane

Futboll

​Bayerni paraqet ofertën e parë për Harry Kane

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 15:44
Harry Kane.

Bayerni ka bërë një ofertë konkrete për sulmuesin Harry Kane.

Sipas informacioneve të “Sky Sport”, Mynihu ka ofruar 70 milionë euro plus bonuse të tjera për 29-vjeçarin, por Tottenhami e ka refuzuar këtë ofertë.

Sipas informacioneve të “Sky” , kapiteni i kombëtares angleze është objektivi numër një i Bayernit për vijën e sulmit. Kontrata e Kane me “Spurs” zgjat edhe për një vit. Për sulmuesin thuhet se interesohet edhe Manchester United dhe Real Madridi.

Drejtuesit e skuadrës gjermane kanë marr edhe rekomandimin e trajnerit Thomas Tuchel që Kane të jetë objektivi kryesor për këtë afat kalimatr.

"Ne po punojmë shumë për të siguruar që ne të kemi një ekip që luan futboll më të mirë sezonin e ardhshëm se ai i kaluar," tha Uli Hoeneß, anëtar i bordit mbikëqyrës i cili është gjithashtu pjesë e grupit të punës, të hënën në mbrëmje.

Për shkak të fokusit te Kane, Victor Osimhen i Napoli dhe Randal Kolo Muani i Eintracht Frankfurtit nuk janë më kandidatë serioz për Bayernin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat