Nuk do të rinovojë me Juven

Futboll

Nuk do të rinovojë me Juven

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 16:28
Huan Kuadrado

Huan Kuadrado dhe Juventusi do t’i thonë lamtumirë njëri-tjetrit zyrtarisht më 1 korrik, kur skadon edhe kontrata e tij me klubin bardhezi.

Anësori i krahut të djathtë, që në karrierën e tij i ka bërë të gjitha rolet e saj, mbrojtës, mesfushor e sulmues, nuk do ta ketë problem që të gjejë një skuadër tjetër, duke qenë se ofertat për ta nisin nga Italia dhe përfundojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje duke bërë një xhiro edhe shumë të largët edhe në Arabinë Saudite, e cila duket se është bërë edhe një lloj “El Dorado” për lojtarët e padëshiruar të klubeve të mëdha dhe ata që janë në skadencë kontrate.

Por duke parë projeksionin e Kuadrados, ai duket se nuk ka më dëshirë që të përfaqësojë një tjetër klub në Itali, por duket shumë i joshur nga një ide, që pa dyshim do t’i pëlqente shumë të tjerëve.

35-vjeçari ka marrë një ofertë nga Interi, por në këtë rast bëhet fjalë për skuadrën nga Majemi, atë në pronësi të Dejvid Bekham, e cila pret që të përqafojë shumë legjendën Lionel Mesi, por së bashku me të edhe Serxhi Busketsin.

Dhe pa dyshim që si për mbyllje karrierë për Huan Kuadradon, kjo duket një mundësi që duhet kapur me thonj dhe nëse palët bien dakord edhe për anën financiare, Inter Majemi do t’i shtojë vetes një lojtar universal tjetër në korsinë e djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat