Vdes ish-mbrojtësi i Liverpoolit

Futboll

Vdes ish-mbrojtësi i Liverpoolit

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Liverpool ka nderuar Max Thompson, i cili mbajti rekordin e lojtarit më të ri që është paraqitur për klubin për 36 vjet, pas vdekjes së tij në moshën 66-vjeçare.

Thompson kishte 17 vjet e 129 ditë kur Bill Shankly i dhuroi atij debutimin në ndeshjen e kampionatit kundër Tottenhamit në muajin maj të vitit 1974.

Rekordi i Thompson qëndroi deri në maj të vitit 2016, kur 16 vjeçari Jack Robinson luajti për “Të Kuqtë” kundër Hull Cityt në Premier Ligë.

Përgjatë karrierës së tij, Thompson luajti edhe për skuadra të tjera si Blackpool, Swansea City dhe Bournemouth në kampionatin anglez, ndërsa u paraqit edhe për skuadra në Portugali dhe Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat