Sacchi: Nuk ka vend për dëshpërim!

Futboll

Sacchi: Nuk ka vend për dëshpërim!

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 17:47
Sacchi

Milan nuk mundi t’i rezistonte ofertës prej 70 milionë euro nga Newcastle për Sandro Tonalin duke e shitur kështu mesfushorin premtues te “Qymyrxhinjtë” në Premier League. Një lëvizje e cila nuk u miratua nga ana e tifozerisë kuqezi duke qenë se Tonali shihej si një simbol i Milanit së të ardhmes.

Megjithatë, në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, ish-tekniku i famshëm i kuqezinjve Arrigo Sacchi fton tifozët të mos dëshpërohen dhe ju sjell si shembull Napolin që doli kampion edhe pasi shiti disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit.

“Shifra për të cilën u shit Tonali ishte e parefuzueshme.

Por, nuk ka vend për dëshpërim, besoj se tashmë skuadra do të projektohet tek të rinjtë dhe do t’iu besojë më shumë atyre.

Ndoshta, nuk bëhet fjalë për lojtarë me emër të madh, por besoj se Milan do të ndjekë rrugën e Napolit.

Mos ta harrojmë faktin se Napoli e fitoi titullin pasi shiti lojtarë si Koulibaly, Insigne, Mertens apo Fabian Ruiz.

Ata ishin katër lojtarët më të rëndësishëm, por sërish skuadra është mbi individin dhe Napoli e fitoi titullin si një skuadër. Këtë mund ta bëjë edhe Milani”, u shpreh Sacchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat