Rice në historinë e Premier League

Futboll

Rice në historinë e Premier League

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 10:53
Rice

Arsenali nuk heq dorë nga Declan Rice. Kapiteni i West Ham është objektivi i madh i nënkampionëve të Anglisë për mesin e fushës.

Dy ofertat e para janë refuzuar nga drejtuesit e West Ham, por “Topçinjtë” nuk janë dorëzuar dhe kanë paraqitur propozimin e tretë për “shkatërruesin”.

Sky Sports UK shkruan se oferta përfundimtare e Arsenalit është 105 milionë paund (122 milionë euro), duke “parakaluar” Manchester City. Klubin tjetër që kërkon Rice.

Miliona që bëjnë West Ham të dorëzohet dhe të pranojë shitjen e 24-vjeçarin, i cili do të kthehet në këtë mënyrë në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

Rice është pjesë e West Ham prej verës së vitit 2017, kur iu bashkua skuadrës së parë. Ai numëron edhe 43 ndeshje dhe 3 gola me kombëtaren e Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat