Zakaira në ‘orbitën’ e klubit të njohur anglez

Futboll

Zakaira në ‘orbitën’ e klubit të njohur anglez

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 11:13
Zakaira

Klubi anglez, West Ham United raportohet se është duke zhvilluar negociata me Juventusin për transferimin e Denis Zakarias.

Mesfushori zviceran impresionoi gjatë periudhës së huazimit te Chelsea në sezonin e kaluar.

Edhe pse Zakaria nuk firmos kontratë të përhershëm në ‘Stamford Bridge’, megjithatë, ai sërish mund të kthehet në Angli.

Sipas mediave britanike, West Ham e sheh Zakarian si zëvendësimin ideal për Declan Rice, ky i fundit shumë shpejtë pritet të bëhet me klub të ri.

West Ham dhe Juve thuhet se tashmë janë duke negociuar për transferimin e Zakiras tek skuadra angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat