Parades drejt Turqisë

Futboll

Parades drejt Turqisë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 12:16
Parades

Parades drejt Turqisë!

Pasi përfundoi huazimin 1-vjeçar te “bardhezinjtë” e Juventus, kampioni i botës me Argjentinën, Leandro Parades është shumë pranë kalimit te kampionët turq të Galatasaray, me këta të fundit që duket se janë “fiksuar” pas lojtarëve të PSG.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, klubi nga Stambolli pritet t’i paguajë “parizienëve” 6 milionë euro për kartonin e Pardes, ndërsa lojtari pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, me pagë 2.5 milionë euro në vit

Ndërkaq, kujtjomë se gjatë huazimit të tij te Juventus, Paredes zhvilloi në total 35 paraqitje në të gjitha garat, teksa arriti të regjistrojë vetëm 1 gol dhe të dhurojë vetëm 1 asist me fanellën e “bardhezinjve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat