Messi debuton si aktor në një serial argjentinas

Futboll

Messi debuton si aktor në një serial argjentinas

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 12:26
Messi

Leo Messi debutoi si aktor në një serial argjentinas, ‘Los protectores’, në të cilin ai luan veten përballë një tresheje përfaqësuesish të futbollistëve.

 Kjo pjesëmarrje ndodh në sezonin e dytë të komedisë, prodhim i ‘Star Original Productions’, me argjentinasit Adrián Suar dhe Gustavo Bermúdez, si dhe kolumbianin Andrés Parra, të cilët luajnë rolin e tre agjentëve të futbollistëve.

Messi merr pjesë në një skenë argëtuese 5-minutëshe, në të cilën takohet me tre përfaqësuesit e futbollistëve për të folur mbi një projekt që mbështet të rinjtë që luajnë për klube të ndryshme të Evropës.

Pikërisht aty situata del jashtë kontrollit për shkak të kërkesave për foto dhe video. Skena më në fund ndriçohet me një dolli mes Messit dhe përfaqësuesve të futbollistëv në serialin me shtatë episode, që filloi të transmetohej të dielën e kaluar në ‘Star+’.

I regjistruar në vende të ndryshme, Buenos Aires dhe Paris, sezoni i ri ofron skena argëtuese. Në bazë të gjithçkaje janë aventurat e tre protagonistëve, përmes të cilëve zbulohen marrëdhëniet e fuqisë dhe konkurrencës tipike për botën e përfaqësimit të futbollit.

Sezoni i dytë filloi një vit pas ‘Los protectores S.A.’, kur tre partnerët po kënaqen pasi kanë arritur ta pozicionojnë kompaninë e tyre ndër më të rëndësishmet përfaqësuese të futbollit në Amerikën Latine dhe Evropë, por papritur pësojnë humbjen në portofolin e lojtarëve, kështu që do të bëjnë të pamundurën për të rikuperuar atë që iu takon.

Pjesa e re u shkrua nga Marcos Carnevale, me regji nga Jorge Nisco dhe Polka. Skenari trajton historinë e treshes karizmatike të përfaqësuesve të futbollistëve të përbërë nga Mago (Suar), Reynaldo (Parra) dhe Conde (Bermúdez), së bashku me mysafirë të shkëlqyeshëm dhe personazhe të rinj të mishëruar nga Martín Seefeld, Jorgelina Aruzzi, Gastón Soffritti dhe Karina Mazzocco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat