Malisheva prezanton futbollistin e ri

Futboll

Malisheva prezanton futbollistin e ri

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 15:27
Besnik Ferati

Besnik Ferati është transferimi i radhës që ka zyrtarizuar FC Malisheva.

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, vjen te Malisheva pas aventurës një vjeçare me skuadrën Pobeda Prilep.

23-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit defensivë, teksa mund të luaj edhe në qendër të mbrojtjes.

Ferati më herët ka qenë pjesë edhe e Partizanit në Shqipëri si dhe Akademija Pandev dhe FC Shkupit në Maqedoninë e Veriut.

"Zyrtare: Besnik Ferati i bashkohet Malishevës

Klubi ju njofton se ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Besnik Ferati nga klubi i futbollit Pobeda Prilep i Maqedonisë së Veriut.

Besniku është një lojtar që luan disa pozita në mesfushë dhe pritet t’i sjellë kreativitet dhe agjilitet mesfushës sonë.
Mirë se vjen Besnik!
". njofton FC Malsiheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat