Maddison në Tottenham?

Futboll

Maddison në Tottenham?

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 16:29
Maddison

Tottenham është gjithnjë e më afër nënshkrimit me James Maddison-in e Leicester City, raportojnë mediat britanike.

Sipas mediave angleze, klubi i Londrës Veriore është shumë i interesuar të forcojë mesfushën e tyre për sezonin e ardhshëm.

Trajnerin i ri i ‘Spurs’ Ange Postecoglou, synon të sjellë disa përforcime gjatë kësaj verë, dhe asi i Leicester Cityt thuhet se është në listën e teknikut të Tottenhamit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, dy klubet janë afër  marrëveshjes pasi Tottenham ka rënë dakord për kushtet personale me Maddison.

Maddison kërkohet edhe nga Newcastle United, por siç raportohet, lojtari preferon të luajë për ‘Spurs’, edhe pse skuadra angleze nuk do është jashtë zonës së garave evropiane në sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat