Ish - sulmuesi i Lazios: Tare bënte gjithçka vetë

Futboll

Ish - sulmuesi i Lazios: Tare bënte gjithçka vetë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 16:55
Igli Tare

Igli Tare i ka dhënë lamtumirën Lazios pas 18 vitesh.

Disa si futbollist, por shumica si një drejtues, i cili falë punës së tij u cilësua si “magjistari” i merkatos në futbollin italian për nuhatjen e tij për disa goditje të bujshme me kosto të ulët.

Një nuhatje e cila i solli Lacios futbollistë të afirmuar, e falë tyre edhe trofe, rezultate të rëndësishme, apo deri te rikthimi i klubit në Ligën e Kampioneve. Në lidhje me ndikimin që kishte Tare te Lacio ka folur ish-sulmuesi i të kaltërve, Bruno Xhordano, që për shqiptarin tha: ”

Tare ishte një centralizues që bënte gjithçka vetë, ndonëse tani është trajneri që thotë fjalën e tij, presidenti që më duket më vigjilent dhe më prezent, Fabiani është aktiv dhe njerëzit e besuar të Lotitos po e ndihmojnë.

Bashkëpunojmë edhe me agjentët, por më duket se ka një qasje tjetër. Tare praktikisht çdo gjë e ka bërë vetë, rrallëherë i ka dëgjuar trajnerët. Por tani besoj se Sarri ka më shumë pushtet”, deklaroi Xhordano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat