Tottenhami rrëmben “yllin” e Leicesterit

Futboll

Tottenhami rrëmben “yllin” e Leicesterit

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 23:33
James Maddison

Tottenham Hotspurs arrin marrëveshjen për transferimin e James Maddison.

Spurs kanë rënë dakord me Leicester City-n për 40 milionë paundë, pas një sërë diskutimesh dhe negociatash që kishin nisur prej kohësh.

Mesfushori i avancuar kreu vizitat mjekësore të mërkurën dhe u prezantua si blerja e re e londinezëve.

Maddison bëhet transferimi i parë i rëndësishëm i trajnerit të ri të Tottenham, Ange Postecoglou.

Transaksioni do të përmbajë dhe bonuset, të cilat rezultuan vendimtare në finalizimin e marrëveshjes, pasi Leicester City pretendonte fillimisht 60 milionë paundë, por kërkesat u ulën ndjeshëm pasi zbritën në Championship.

Spurs mposhtën konkurrencën e Newcastle United për James Maddison teksa 26-vjecari pritet të përfitojë 170,000 mijë paundë në javë. Anglezi ishte pjesë e Leicester City që nga qershori i 2018, kur u ble për 25 milionë paundë prej Norwich City dhe rezultoi një transferim i shkëlqyer për Dhelprat, që falë kontributit të Maddison fituan dhe FA Cup në 2019.

Pavarësisht një sezoni zhgënjyes për Leicester City që kulmoi me rënien nga elita angleze, James Maddison e provoi veten një lojtar të rëndësishëm në shumë momente, teksa e mbylli sezonin me 10 gola dhe 9 asiste,

Mesfushori i avancuar mori pjesë dhe në Kupën e Botës në Katar me përfaqësuesen e Anglisë, por nuk mori minutat e duhura në dispozicion nga Gareth Southgate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat