Real Madrid planifikon të ndahet së shpejti me tre lojtarë

Futboll

Real Madrid planifikon të ndahet së shpejti me tre lojtarë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 23:50
Alvaro Odriozola

Në “klubin mbretëror” mund të kryejnë disa pastrime.

Sipas informacioneve të gazetarit Mario Cortejana, në listën e transferimeve janë futur Ferland Mendy, Alvaro Odriozola dhe Jesus Vallejo.

Gjigantët madrilen do të tentojnë t’i shesin të tre lojtarët në merkaton e verës.

Kostoja e Mendy-t llogaritet nga portali Transfermarkt në 25 milionë euro, ndërsa Odriozola dhe Vallejo sipas ekspertëve të faqes kapin vlerën përkatësisht 5 milionë dhe 2 milionë euro.

Kujtojmë se Ferland Mendy u ble nga Real Madridi në verën e vitit 2019 nga Lyon për 48 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat