Vllaznia firmos me një portier dhe një sulmues

Futboll

Vllaznia firmos me një portier dhe një sulmues

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Dy përforcime të reja për Vllazninë. Klubi shkodran ka njoftuar afrimet e portierit Jurgen Mehidri nga Korabi. Dhe të sulmuesit Bujar Hajdari, 20-vjeçarit shtatlartë që ishte pjesë e Skopje.

Dy lojtarët kanë firmosur kontrata 3-vjeçare me Vllazninë. “Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se me skuadrën në stërvitjet që ajo po zhvillon në Bosnjë- Hercegovinë, janë bashkuar edhe dy futbollistë të rinj.

Bëhet fjalë për portierin Jurgen Mehidri dhe sulmuesin Bujar Hajdari të cilët do të jenë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme.

Mirë se erdhët në familjen kuqeblu Jurgen & Bujar!”, lexohet në postimin e kuqebluve në faqen zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat